Meta, vizitë zyrtare në Francë; takime me krerët e Asamblesë e Senatit

14/10/2015 22:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të zhvillojë ditën e enjte një vizitë zyrtare në Paris.

Zyra e shtypit e Kuvendit ka bërë me dije përmes një njoftimi se, zoti Meta është ftuar në një takim nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone.

Gjithashtu, vijon njoftimi, gjatë kësaj vizite Meta do të pritet në një takim dhe nga presidenti i Senatit francez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA