Kosova sërish drejt zgjedhjeve, Sejdiu nuk siguron kuorumin, Kurti këmbëngul se marrëveshja mbetet në fuqi
Sipas analizës së fundit të Komitetit të Helsinkit, të punuar në kuadër të projektit për luftën kundër gjuhës së urrejtjes, institucionet e Maqedonisë jo vetëm që nuk e dënojnë dhe nuk e luftojnë gjuhën e urrejtjes, por e nxisin atë.
“Projekti përmban aktivitete që kanë të bëjnë me lobimin dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes, si dhe rritjen e vetëdijes së qytetarëve”, ka pohuar drejtuesja e projektit, Elena Brmbeska.
Sipas kësaj analize, numri më i madh i ankesave për gjuhën e urrejtjes kanë të bëjnë me çështje etnike, fetare dhe nacionale, ku nuk kursehet asnjë përkatësi etnike.
Gjuha e urrejtjes vazhdon të jetë një dukuri e përhapur në media, gjë që mundëson përhapjen e stereotipave, paragjykimeve, stigmatizimit, sidomos kur tendencat e tilla fshihen pas fjalës së lirë.
Top Channel