Një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës në procesin e ish guvernatorit Fullani, ka ardhur reagimi i parë nga PS.
Është deputeti Erion Braçe i cili nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se ai pasi e ka lexuar këtë vendim mendon se “prokuroria të zgjerojë hetimet nën gjetjen e gjykatës mbi të gjithë Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe ti marrë të pandehur, po të gjithë. Nga ish anëtari dhe kryetari këshillit mbikqyrës Adrian Fullani deri tek më i fundit anëtarë.”
Braçe ngre pyetjen. “A e kuptoni çka thënë gjykata?” Dhe si përgjigje ai shkruan: “Guvernatori i Bankës nuk ka kryer krim, por si anëtar e kryetar i Këshillit Mbikqyrës e ka konsumuar këtë; bashkë me shokët!! por meqë prokuroria e ka paditur vetëm si guvernator, gjykatësi nuk e ka lexuar nenin 161 të Kushtetutës ku thuhet qartë se këshilli drejtohet nga guvernatori dhe për këtë e shpall të pafajshëm”.
Top Channel