“Dante i shqiptarëve”, ekspozitë në nder të shkrimtarit

13/10/2015 00:00

Në Bibliotekën Kombëtare është kujtuar 750-vjetori i lindjes së hkrimtarit italian Dante Aligheri’, përmes një ekpozite të çelur në këtë institucion.

“Dante i shqiptarëve” është quajtur akiviteti i veçantë, tha në ceremoninë e çeljes Drejtoresha e Bibliotekës, Persida Asllani, duke sjellë një qasje të veçantë të marrëdhënieve të lexuesit, përkthyesit shqiptar me veprën e Aligherit, gjurmë të cilat sipas Asllanit nuk i gjejmë as në gjuhe të tjera më të përhapura së shqipja.

“Do të keni rastin të shikoni në këtë ekspozitë ku do të vëmë re se si në 120 vjet histori të përkthimit, ndërtohen dhe 120 vjet marrëdhënie, sfidë, rilexim, shijim estetik i vazhdueshëm në proces,sepse do të vini re se këtu përveç botimeve të plota të emrave të mirënjohur të Dantes, siç është Pashk Gjeçi dhe Mark Ndoja, do të vini re dhe një bocet të botimit dhe përkthimit të ardhshëm të Dantes”, tha Persida Asllani, drejtoersha e Bibliotekës Kombëtare.
Duke folur për përkthimin si pikën më të fortë të saj, Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, tha se të përkthesh Danten është një sfidë shumë e vështirë.

“Është një nga ato sfidat e mëdha Dantja, që kush guxon ti afrohet ose duhet tia dalë me sukses ose më mirë të heshtë përgjithmonë. Në fakt, ata që e kanë arritur këtë sukses janë kthyer sot në monumente të kulturës së fondit të letrave shqipe”, tha ministrja Kumbaro.

Kremtimet në nder të Dantes vijnë në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve dhe Institutitin Italian të Kulturës. Ambasadori Italian në vendin tonë, Massimo Gaiani theksoi përhapjen e gjerë të gjuhës italiane në Shqipëri.

 “Më vjen mirë që kjo javë e gjuhës italiane hapet me këtë aktivitet për lexuesit e apasionuar pas Dantes dhe gjuhës italiane. Është një indicativë shumë e mirë që bën të njihet gjuha italiane, e përfaqësuar sot nga ky mjeshtër i madh, një shkrimtar që ka dhënë një kontribut të madh që gjuha italiane të mësohet në Shqipëri. Është një vend ku gjuha italiane është përhapur shumë dhe shpresoj që të vijojë të mbetet në të njëjtat nivele”, tha Gaiani.

Ekspozita “Dante i Shqiptarëve” do të qëndrojë e hapur deri më 23 tetor.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta