Meta uron kombëtaren: Festa të mos lërë në harresë zonat e përmbytura

12/10/2015 12:50

Urimi për kualifikimin e kombëtares shqiptare nuk mund të mungonte as nga kryeparlamentari Meta, që ka zgjedhur rastin e takimit me shoqatat shqiptare në Itali për të përshëndetur këtë ngjarje historike në futbollin shqiptar.

“Kemi ndarë gëzimin e përbashkët të fitores së kombëtares”, uroi kryeparlamentari Meta.

Por kreu i LSI gjeti rastin gjithashtu të deklarojë se emocionet sportive nuk duhet të zhvendosin vëmendjen nga zonat e përmbytura, për të cilat thotë se duhet bërë më shumë.

Unë kam qënë në ndjekje të situatës vazhdimisht me ministrin e Bujqësisë zotin Panariti dhe të Transportit, Haxhinasto. Situata është shqetësuese dhe pritet ditën e ardhshme të ketë mot të vështirë, shpresoj që gëzimi i këtij kualifikimi të merituar të mos çojë në zbehjen e vëmendjes ndaj një problemi real dhe mjaft shqetësues që ndeshin qytetarët tanë. Shpresoj që po merren të gjitha masat e nevojshme “”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit përshëndeti arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët të shoqatave të shqiptarëve në Itali, që kanë mbërritur në Tiranë me propozimin e krijimit të një ministrie të Diasporës e ajo të jetë nën varësinë e ministrisë së Integrimit, që aktualisht drejtohet nga LSI përmes Klajda Gjoshës. Ilir Meta premtoi se do t’ua përcjellë këtë kërkesë grupeve parlamentare duke iu premtuar në anën tjetër mbështetjen për të drejtën e votës së emigrantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA