Maks Velo i dhuron 54 vepra Galerisë Kombëtare

12/10/2015 00:00

Në ditën e fundit të ekspozitës së tij personale, çelur në GKA që prej 10 shtatorit, artisti Maks Velo ka vendosur t’i dhurojë 54 vepra fondit të GKA.

Këtë akt Drejtort i GKA, Artan Shabani, e vlerësoi si një dhuratë që do t’i vlejë të gjitha brezave.

Një javë më parë, artisti dhuroi vepra të tij edhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, tha gjatë ceremomisë së dhurimit, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, duke e vlerësuar këtë veprim si një akt qytetar të artistit ndaj trashëgimisë kulturore.

Maks Velo do të jetë shumë shpejt prezent sërish në GKA në një tjetër ekspozitë, atë me titull “I gjeni një qytet Migjenit”. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta