Kosovë, 580 të arrestuar për krim të organizuar
12/10/2015 19:10
Policia e Kosovës ka arrestuar në nëntë muajt e parë të vitit 580 persona të përfshirë në aktivitete kriminale të organizuara.
Arrestimi i këtyre personave, siç u tha në konferencën për shtyp të drejtuesve të policisë, është rezultat i aktiviteteve hetimore të departamenteve të ndryshme të antikrimit.
Shefi i Divizionit të Hetimit të Krimeve, Fehmi Hoti bëri të ditur se në departamentin e tij janë shqyrtuar 1.230 raste të krimit të organizuar dhe janë bërë 697 kallëzime penale, gjë që ka rezultuar me arrestimin e 580 personave të inkriminuar.
Top Channel