Festa, nxënësit lënë shkollën. Nikolla: E justifikuar, mësimi do të zëvendësohet

12/10/2015 14:40

Për qindra nxënës të shkollave të mesme në Tiranë, sot nuk ka qënë një ditë mësimi por një ditë feste.

Në shumë shkolla të mesme nuk është zhvilluar mësim, pasi nxënësit kanë dalë në rrugë për të pritur ekipin e kombëtares shqiptare, pas fitores së arritur në Armeni, e cila çoi në kualifikimin për herë të parë të Shqipërisë në kampionatin europian.

Ministrja e Arsimit tha se këto orë do të zëvendësohen dhe për një ditë historike si kjo e sotmja, të gjithe të rinjtë kanë të drejtë të festojnë dhe të presin ashtu siç duhet ekpin e tyre të zemrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA