Në Europian me kokën lart, jo si Shqipëria e vogël, por pretendojmë si Shqipëria e madhe, është shprehur kapiteni i kombëtares Lorik Cana, në pritjen e kryeministrisë. Kombëtarja është e lumtur kur sakrificat tona kuptohen vijoi kapiteni.
“Në emër të ekipit, është shumë e vështirë të gjejmë persona të cilët brenda vendin tonë, institucione, shoqëri, ambiente të ndryshme në rini, të moshuar, sigurisht të gjithë e dinë pasionin dhe krenarinë, dhe atdhetarinë që kemi ne për vendin tonë, dhe kur flas për vendin tonë, gjithëpërfshirës. Është vështirë disa herë të kuptosh sakrificën dhe mundin që bëjnë këta djem. Si më i vjetri në kombëtare kanë ardhur me të njëjtin qëllim dhe kur kemi mbështetjen dhe njerëz që e vlerësojnë këtë sakrificë sigurisht për ne gëzimi është i shumëfishuar. Në emër të ekipit besoj se çdo nga lojtarët tanë jemi jo vetëm krenar e të lumtur per vetëm po edhe sepse dimë sa u kemi bërë të lumtur dhe kjo na jep kënaqësinë më të madhe”, tha Cana, pa fshehur edhe emocionet e gëzimit.
Duke përmendur një thënie të Mit’hat Frashërit, Cana shprehet se shqiptarët do të fitojnë çdo luftë kur të kenë mbaruar betejat brenda vetes. “Besoj që kjo kombëtare ka arritur një gjë, që në çdo lloj beteje mes vetes, xhelozie, interesi personal e kemi lënë anash”, tha Cana.
Top Channel