Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se me konkursin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë punësuar rreth 600 policë, nga të cilët vetëm 44 janë shqiptarë, me çka injorohet Marrëveshja e Ohrit dhe obligimi kushtetues për përfaqësim adekuat të jomaqedonasve.
Sipas mediave, në këtë konkurs, kryesisht janë pranuar fëmijët e shumë funskionarëve të VMRO-DPMNE-së në pushtet të Nikolla Gruevskit.
Mediat raportojnë edhe për largimin e kuadrove shqiptarë nga postet e tyre udhëheqëse dhe zëvendësimin me kuadro maqedonas.
Punësimi i policëve të rinj dhe zhvendosja e kuadrove bëhet disa ditë para se LSDM-ja të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, ashtu siç parashikohet me marrëveshjen politike ndërpartiake për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.
Top Channel