Protestë për lirimin e “Ballistit”

11/10/2015 12:55

Dhjetra persona janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kërkuar lirimin e Ismail Morinës, i njohur ndryshe edhe si “Ballist” Morina, autori i ngritjes së dronit në Beograd një vit më parë.

Protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të tij.

Ismail Morina u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, të zhvilluar në Elbasan Arena, teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij në një nga rrugët e Tiranës.

Gjatë kontrollit, “Ballistit” iu gjetën dy pistoleta, që të dyja pa leje.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë të mbajtur të premten, Gjykata e Tiranës vendosi “arrest me burg”, duke rrëzuar argumentimin e Morinës se armët i kishte për vetëmbrojtje që pas ngjarjeve të Beogradit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA