Maqedoni, akademikët shqiptarë: Të vazhdojë publikimi i bisedave të përgjuara telefonike

11/10/2015 11:40

Akadamikët shqiptarë në Maqedoni janë kundër miratimit të ligjit i cili do të ndalonte publikimin e bisedave të përgjuara telefonike, që është duke i zbardhur partia opozitare maqedonase, LSDM. 

Akademiku dhe Profesori universitar Abdylmenaf Bexheti, ka thenë për mediat se propozim-ligji për ndalimin e publikimit të bisedave të përgjuara telefonike është çmenduria e radhës e këtij regjimi.
 
“Është formuar strukturë institucionale që do të menaxhojë një proces, e dikush shkon deri në ato nivele të çmendurisë që ta ndaloje këtë aktivitet. Edhe Prokuroria publike punon në realizimin e të mirave publike. Kështu që zotëria në fjalë duhet të lexojë pak, të mësojë çfarë janë të mirat publike. Të zgjedhurit e popullit janë kryesisht në funksion të përmbushjes së këtyre të mirave publike”, ka pohuar për mediat Bexheti.
 
Propozim-ligji i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është i pakuptimtë dhe kërkesë për censurë edhe për akademikun Alajdin Abazi.

“Propozim-ligji për “bombat” ishte një befasi. Në këtë moment dhe në këto rrethana njeriu nuk mund të kuptojë një kërkesë të tillë”, thotë për mediat Abazi.
 
Përndryshe, me projekt-ligjin që iu propozua për miratim Kuvendit, parashikohej 4 vjet burg për secilin që do publikojë material kompromentues për qeveritarët e Maqedonisë. Pas reagimeve të ashpra të opinionit vendas, BDI dhe VMRO-PMNE e tërhoqën këtë projektligj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA