Korrektimi i rritjes, Sejko: Ndikuan Greqia dhe përmbytjet
11/10/2015 15:35
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë thotë se korrektimi i rritjes ekonomike nga ana e FMN-së me ulje, vjen për shkak të krizës në Greqi dhe efektit që kanë dhënë përmbytjet e fillimvitit.
Në një intervistë për Top Channel me Skype nga Peruja, ku po mbahet takimi i përvitshëm i FMN-së dhe Bankës Botërore, Gent Sejko thotë se reformat e ndërmarra nga Qeveria janë vlerësuar pozitivisht.
Top Channel