Tërmetet, USGS do të përdorë Twitter për gjurmimin

10/10/2015 00:00

Instituti Gjeologjik i SHBA-ve (USGS) ka nisur të përdorë të dhënat nga Twitter për të gjurmuar tërmetet. Në një postim të publikuar këtë javë, Twitter shpjegon se si USGS, instituti përgjegjës qeveritar për gjurmimin e aktivitetit sizmik, ka përdorur Twitter për të identifikuar tërmetet në të gjithë botën, bazuar në postimet e përdoruesve.

Qendra kombëtare e informimit të tërmeteve të USGS mbështetet në rreth 2 mijë sensorë tërmeti, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhen në SHBA, që do të thotë një pjesë e madhe e botës mbetet e pambuluar.

Paul Earle, sizmiolog i USGS dhe programuesi Michelle Guy kanë studiuar postimet në Twitter për tërmetet dhe kanë gjetur se përdoruesit raportojnë në kohë reale për lëkundjet e tokës, me postime të shkurtra, jo më shumë se shtatë fjalë.

Në 2014 ata përdorën postimet për të gjurmuar tërmetin në Napa, Kaliforni, në 29 sekonda, dhe tashmë po shohin më nga afër integrimit e të dhënave të Twitter në algoritmet e tyre sizmike.

“Nuk është ndryshim revolucionar në atë që ne bëjmë, por na jep një minutë ekstra për të dhënë përgjigjen tonë”, ka thënë Earle për CNN.

Top Channel