Rriten çmimet; INSTAT, inflacioni në shtator 2.2 %

08/10/2015 13:40

Instituti i Statistikave raporton rritje të çmimeve në shtator, muaj në të cilin qeveria nisi aksionin kundër informalitetit. Inflacioni sipas INSTAT është rritur në 2.2% nga 1.9% që ishte në muajin gusht, ndërkohë që kapërcimi bëhet edhe më i madh është nëse rritja krahasohet me një vit më parë kur indeksi i çmimve të konsumit rezulton 1.5%.

Referuar Institutit të Statistikave, grupet kryesore që ndikuan në rritjen e çmimeve të konsumit në treg, janë “Ushqime dhe pije joalkoolike”me  1,94 pikë përqindje, ndjekur nga “Pije alkoolike dhe duhan”me +0,25 pikë përqindje.

Një tjetër grup që ka diktuar normën e lartë të inflacionit në Shtator, rezulton ai i “Shërbimit arsimor” me +0,15 pikë përqindje, ndërkohë që çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.

Ndërkohe që ulja më e madhe e çmimeve vërehet tek transporti, veshje dhe keëpucë si dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA