Ndahet nga jeta aktori Marko Bitraku
08/10/2015 14:00
Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i skenës dhe i filmit, Marko Bitraku. Aktori vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe mbylli sytë në moshën 64-vjeçare.
Bitraku ka lindur më 15 janar 1951 në Opar të Korçës. Pasi përfundoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve më 1974, nisi punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Z. Çajupi” të Korçës.
Krahas teatrit, Bitraku ka interpretuar mëse 13 role kinematografike. Interpretimi më i fundit i Bitrakut është në filmin “Kronikë Provinciale” më 2009.
Teatri Kombëtar i shpreh ngushëllimet familjarëve të aktorit të mirënjohur. Homazhet do të zhvillohen të premten në TK nga ora 12.00- 14.00.
Top Channel