LSI, Vasili: Ndryshimet në qeveri, tagër i kryeministrit

08/10/2015 11:10

Petrit Vasili, sekretar i përgjithshëm i LSI-së, ka ndjekur linjën e shefit të tij sa i takon debatit për ndryshime në qeveri. Në një prononcim për mediat paraditen e së enjtes, Vasili ka thënë se, për ndryshimet në ekzekutiv vendos vetëm kryetari i qeverisë.

“Ne mbështesim punën dhe veprimtarinë e ministrave. Por tagrin për të bërë ndryshime në qeveri e ka kryeministri”, ka thënë Vasili.

Ai ka nënvizuar se për LSI-në nuk janë prioritarë emrat, por reformat që koalicioni qeverisës duhet të realizojë.

“Lidhur me dekriminalizmin dhe reformën në drejtësi kemi qënë shumë të qartë. Është një proces që duhet mbyllur. Kemi milituar fort për qëndrim konsensual dhe besoj që jemi në rrugën e duhur”, ka vijuar Vasili.

Ky konsensualitet, ka vlerësuar ai, ishte shumë i rëndësishëm jo vetëm për të mbyllur shpejt dekriminalizmin.

“Besoj se jemi shumë afër një konsensusi për shkak se draftet e paraqitura janë shumë të përafërta”, ka shtuar sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA