Zariç: Besoj tek fitorja serbe dhe mikpritja shqiptare

07/10/2015 18:15

Ambasadori i Republikës Serbe në Tiranë, Miroljub Zariç, në një intervistë për portalin “Javanews” shprehet pa doreza për fitoren e Serbisë, por nga ana tjetër mundohet të theksojë se ekipi serb nuk ka frikë, sepse beson tek mikpritja e shqiptarëve.

Sipas ambasadorit Zariç, delegacioni serb për këtë ndeshje përbëhet nga 170 persona, mes të cilëve dy ministra të qeverisë serbe. Ai thotë se ende s’është konfirmuar ardhja e kryeministrit Vuçiç.

Ndërsa për organizmin nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, ambasadori Serbisë thotë se “më kanë siguruar për të gjitha detajet dhe profesionalizmi i tyre më ka bërë që të kemi besim të plotë tek Federata Shqiptare e Futbollit dhe masat që ajo ka marrë”.

“Por, nga ana tjetër, ne e njohim mirë dhe e vlerësojmë mikpritjen shqiptare dhe vlerat e saj janë pjesë e mentalitetit tonë të përbashkët ballkanik”, shprehet Zariç.

Si ambasador i Republikës së Serbisë në Tiranë – thekson ai – besoj se do të fitojë Serbia, por kushdo që të fitojë, duam të fitojë futbolli i mirë dhe tifozeria e dalluar.

“Dhe besojmë se serbët dhe shqiptarët dinë të krijojnë marrëdhënie të mira dhe sport cilësor”, shprehet më tej diplomati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA