Vendimi i qeverisë: PDIU merr zv.ministrin e Jashtëm

07/10/2015 19:20

Këshilli i Ministrave ka zbardhur pasditen e së mërkurës vendimet e marra në mbledhjen e tij.

Kështu, mes vendimeve në fjalë spikat ai i përfshirjes së Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në radhët e ekzekutivit.

Vendim në fjalë është pasuar nga ai për emërimin e Halil Hysenit, nga radhët e kësaj partie, si zv.ministër i Punëve të Jashtme.

Përfshirja e PDIU-së në ekzekutivin shqiptar vjen vetëm pak ditë nga takimi i kreut të kësaj partie, Shpëtim Idrizi, me kryetarin e Kuvendit, ilir Meta.

Zoti Hyseni është zyrtari i dytë nga PDIU që merr një post të rëndësishëm pas atij të Shpëtim Idrizit, i cili mori atë të nënkrytarit të kuvëndit.

Ndër të tjera, në mbledhjen e qeverisë është vendosur për një ndihmë financiare në mbështetje të familjes së komandantit të vrarë të FNSH-së Shkodër, Simon Gjeta, si dhe krijimi i agjencisë së menaxhimit të qendrave për hapje dhe dialog. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA