Agjentë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar këtë të mërkurë 15 serbë për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe prerje të pyjeve.
Operacioni, në të cilin janë përfshirë struktura të ndryshme policore, ka nisur prej orës 9 të mëngjesit, me disa bastisje në Brezovicë të komunës Shterpcë.
Sipas njoftimeve zyrtare, të 15 personat e arrestuar, të gjithë me etni serbe, aktualisht po merren në pyetje nga hetues të antikrimit ekonomik dhe prokurorët e caktuar.
Në cilësinë e provës materiale atyre u janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm dokumentesh, vulash dhe mjetesh të tjera.
Ndërkohë, arrestimet janë cilësuar si një provokim dhe shkelje të marrëveshjeve të Brukselit nga ana e drejtorit të zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
Top Channel