Basha: Meta, frikë nga dëshmia e Kastriot Ismailajt

07/10/2015 14:05

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se PD është e vendosur për hetim ndërkombëtar të aferës së CEZ dhe në mbledhjen e radhës të Grupit Parlamentar të PD-së tha se Ilir Meta druhej se mos Kastriot Ismailaj kthehet në një të penduar të drejtësisë.

Basha tha se opozitës i intereson zbardhja e çdo akuze.

“Rama-Meta, të dënuar të qëndrojnë bashkë për hir të pazareve. Pajtimi Rama-Meta për skandalin CEZ, vetëm për të fshehur të vërtetën. Qeveria Rama-Meta nuk i duhet më shqiptarëve. Shuma kolosale për të cilën bëhet fjalë janë parà të shqiptarëve. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm të fatit të demokracisë sonë. Ish-zyrtari i CEZ akuzoi Ilir Metën se ka marrë parà përmes DIA-s. Edi Rama e ka ditur i pari se kush ishte zyrtari që ka marrë ryshfet. Ne si opozitë, na intereson zbardhja e çdo akuze. Jemi të vendosur për heti ndërkombëtar të këtij skandali të madh”, tha Basha.

Ai i kërkoi edhe deputetëve të majtë t’i bashkohen nismës së Partisë Demokratike, ndërsa u shpreh dhe njëherë se dorëheqjen e Metës opozita e kërkon për shkak të akuzave nga Avokati i Shtetit.

“U bëj thirrje deputetëve socialistë t’i bashkohen ligjit për hetimin ndërkombëtar dhe kur të vijë koha, Ilir Meta të mos bëjë lojën e gjysmagjelit, por të votojë. Qytetarët në këmbë është zgjidhja më e mirë, për të mos thënë e vetmja zgjidhje. Stabiliteti i bazuar në pazare është stabiliteti i së keqes”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA