PD: Çela, përgjegjësi për vuajtjet që po u shkakton shqiptarëve

06/10/2015 19:10

Partia Demokratike i është përgjigjur reagimit të kreut të OSHE-së, në lidhje me akuzat e hedhura më herët nga opozita për çështjen e godinës së re të institucionit që Adrian Çela drejton.

“Kryehajduti i OSHE-së, Adrian Çela, kryebanditi që është direkt përgjegjës për qindra burgosje, dhunime e humbje jetësh të qytetarëve të pamundur të vendit, e ka bërë zakon të mos përgjigjet për faktet konkrete që denoncon Partia Demokratike, por të sulmojë opozitën si militant i regjur partiak.

Kryehajduti firmosi dje 4 miliardë e 540 milionë lekë për mikun e Edi Ramës, para të marra nga gjaku i shqiptarëve dhe nuk jep asnjë shpjegim për këtë zhvatje”, thuhet në deklaratën e PD.

Partia Demokratike deklaron se Çela do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për të gjitha “abuzimet, vjedhjet, tenderat, klientelizimin, padrejtësisë dhe jetët e shqiptarëve që ka marrë në qafë”.

“Partia Demokratike të jep fjalën se do të provosh atë çfarë provoi Qamil Zela kur e dërgove në burg për 35 mijë lekë të vjetra debi”, thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA