Panariti: Prodhimi bujqësor u rrit

06/10/2015 18:35

Një ditë pas publikimit të shifrave të INSTAT, sipas të cilave sektori bujqësor ka kontribuar negativisht në rritjen ekonomike, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti sqaroi se të dhënat e INSTAT, janë vlerësime të pritshmërisë së prodhimit bujqësor për tremujorin e dytë të vitit.

Këto të dhëna, theksoi ai, u ndikuan nga pasojat negative që krijuan përmbytjet e fillimvitit mbi sipërfaqet e mbjella dhe prodhimin. Por në ndryshim nga pritshmëritë, ministri thotë se fermerët arritën të rikapin sezonin e mbjelljeve dhe prodhimi bujqësor në fund të gjashtëmujorit rezultoi me një rritje të madhe në krahasim me një vit më parë.

Panariti thotë se ky 6-mujor regjistroi një rritje të prodhimit bujqësor me 4.4 miliardë lekë nga 2.9 miliardë që ishte një vit më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA