PD: I dënuari për plagosjen e një gruaje bëhet shef i taksave nga Veliaj

05/10/2015 14:30

Partia Demokratike ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se po e “pasuron organikën e bashkisë me persona me precedentë penalë”.

“Veliaj ka caktuar së fundmi përgjegjës në terren për tatimet një person të dënuar për plagosje me dashje. Pikërisht, ka vënë në një detyrë delikate që ka të bëjë me raportin e drejtpërdrejtë me qyterarët dhe me biznesin, Artan Ligorin, i cili në maj të vitit 2007 ka plagosur një grua. Këto janë standardet e Erion Veliajt, i cili po ndjek me verbëri modelin e shefit të tij Edi Rama në inkriminimin e administratës dhe posteve kyçe”, tha Leonard Olli, kryetari i listës së këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës.

“Kjo është një tradhëti që u bëhet qytetarëve të Tiranës, të cilët nuk kanë votuar që Erion Veliaj ta mbushë bashkinë me autorë plagosjesh. Degradimi në një kohë kaq të shkurtër i Erion Veliajt nuk është aspak surprizë, pasi ai ishte që në fillim një kandidat kallp dhe i gënjeshtërt. E vërteta është se ai është thjesht një zgjatim i qeverisjes qendrore dhe bashkëjetesës me krimin”, shtoi Olli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA