Operacioni kundër informalitetit, Ahmetaj: Rritje të deklarimit të bizneseve

05/10/2015 16:30

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj bëri bilancin e muajit të parë të aksionit të Qeverisë kundër informalitetit në ekonomi.

“Ka një rritje të deklarimit në nivelin e kasave me 63 përqind”, tha Ahmetaj.

Referuar mbylljes së bizneseve pas aksionit të Qeverisë, ministri Ahmetaj thotë se numri i sipërmarrjeve që ka ndërprerë aktivitetin ekonomik deri më tani qëndron pak a shumë në të njëjtin nivel me vitet e mëparshme.

 “Viti i kaluar ka qenë diku tek 2300 biznese të mbyllura, ky vit shënon rreth 2700, por efekti neto i këtij viti është rreth 26 mijë biznese të reja të regjistruara në QKR”, tha ministri Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj tha gjithashtu se në paketën e re fiskale që po hartohet, nuk do të ketë rritje taksash, niveli i lartë i të cilave u rendit pak ditë më parë si pengesa kryesore e të bërit biznes nga sipërmarrjet në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA