Ilir Meta kaloi topin në gjysmëfushën e Edi Ramës përsa u takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Kreu i LSI-së, i pyetur nga Top Channel lidhur me zërat që qarkullojnë së fundmi në media për ndryshimet e mundshme në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së partisë që drejton.
“Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, standardet më të larta qeverisëse. Nëse ju jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë nuk do të isha shumë i lumtur me këtë. Qeveria ka nevojë për impulse të reja”, tha Meta.
Top Channel: A do të ketë ndryshime në Qeveri?
Ilir Meta: Kjo është një pyetje që i takon kryeministrit Edi Rama
Meta u pyet nëse ai vetë i ka kërkuar ndryshime kryeministrit Rama në takimin e zhvilluar mes dy udhëheqësve të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit, ditën e shtunë, por zgjodhi mos ta komentojë këtë.
Top Channel