Partia Demokratike ka shprehur tronditjen e saj nga vrasja në krye të detyrës të komandantit të FNSH-së së Shkodrës, Simon Gjeta.
Përmes një reagimi për shtyp, PD i ka shprehur ngushëllimet e saj më të thella familjes së oficerit të rënë në krye të detyrës.
“Ky është një moment tragjik për familjarët, miqtë dhe kolegët e Simonit dhe ne gjendemi në krah të tyre dhe të forcave të policisë”, thuhet në reagim.
Partia Demokratike inkurajon forcat e policisë në aksionin që po vazhdon “që të neutralizojnë autorin e krimit të rëndë dhe vënien e drejtësisë në vend me forcën më të madhe të ligjit”.
Ndërsa vetë kryetari Lulzim Basha është shprehur: “Në këtë moment lutjet e mia janë me familjen e Simon Gjetës dhe efektivët në detyrë”.
Top Channel