Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë 35-vjeçari
03/10/2015 09:50
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Floren Metushaj, banues në lagjen “29 nëntori” është arrestuar në pikën e kontrollit të policisë në qendër të qytetit.
Metushaj është shpallur më 25 shtator në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg më 9 korrik 2012, në akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Krahas arrestimit të Metushajt, gjatë kontrolleve të policisë janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, disa automjete të cilat kishin vendosur xhama të zinj.
Top Channel