“Sports Illustrated” nderon boksierin legjendar Muhamed Ali

02/10/2015 11:10

Revista prestigjioze amerikane “Sports Illustrated” ka nderuar legjendën e boksit botëror, Muhamed Ali, për arritjet e tij në këtë sport. Kjo revistë vendosi t’i japë emrin e tij një prej çmimeve sportive që do të jepen në të ardhmen.

Ceremonia në nder të ish-boksierit u zhvillua në qytetin e lindjes së tij, Luisvil. “Sports Illustrated” bëri të mundur ndryshimin e emrit të çmimit “Sportsman Legacy Award” në “Muhamed Ali Legacy Award”.
 
Sipas botuesit të “Sports Illustrated”, Pol Fihtenbaum, Muhamed Ali ishte përfaqësuesi më i mirë i traditës dhe njeriu me më shumë influencë. Ai ishte një katalizator për ndryshimet sociale, politike dhe humanitare në botë dhe kjo bëri që revista të vendoste një çmim me emrin e tij.

Ndërkaq, “Sports Illustrated” i dedikoi edhe kopertinën e saj Muhamed Ali, gjë që ndodh për të 39-n herë. Vetëm Michael Jordan është shfaqur më shumë se ai në këtë kopertinë, 50 herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA