Seria A, Roma blen përfundimisht sulmuesit Dzeko dhe Salah

02/10/2015 11:00

Edin Dzeko dhe Mohamed Salah do të qëndrojnë te Roma edhe pas sezonit 2015-2016. Klubi verdhekuq, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka bërë të ditur se në fund të sezonit do të blihet përfundimisht kartoni i këtyre 2 futbollistëve.

Dzeko u transferua te Roma nga Manchester City, ndërsa Salah erdhi nga Chelsea, të dy në formën e huazimit.

“Dzeko dhe Salah fillimisht nënshkruan një kontratë për një transferim të përkohshëm, por tani kjo lëvizje u shndërrua në përfundimtare”, lexohet në komunikatën e Romës, ku përmendet edhe emri i Iago Falque. Edhe futbollisti spanjoll pati të njëjtin fat si Dzeko e Salah dhe tashmë është përfundimisht futbollist i Romës.

Edin Dzeko ka shënuar 2 herë që nga transferimi i tij te Roma dhe një prej golave ai e ka shënuar në fitoren e arritur ndaj Juventusit, ndërsa Salah e ka gjetur rrugën e rrjetës me fanelën e verdhekuqve 3 herë deri tani.

Aktualisht, Roma pozicionohet në vendin e gjashtë në kampionatin italian, ndërkohë që në krye janë Fiorentina dhe Interi, me 15 pikë secila.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA