“Onkologjiku na uli kokat, faktet nuk nderuan askënd”, Rama: Do mbulojmë me barna gjithë sistemin që presioni të mos jetë në Tiranë Për Partinë Demokratike, rendi dhe siguria në vend ndodhet në një pikë kritika dhe ministri Saimir Tahiri, në krye të Ministrisë së Brendshme e ka humbur legjitimitetin.
“Një ministër i provuar tashmë me fakte e prova si i lidhur me bandat e narkotikëve. Saimir Tahiri është një nxitje për krimin, një nxitje për trafikun e drogës. Me Saimir Tahirin janë krijuar grupet e paprekshme që kanë imunitet që sundojnë në zona të caktuara e në qytete të caktuara”, deklaroi në një dalje për mediat, deputeti demokrat, Alban Zeneli.
Opozita këmbëngul në dëshminë e ish-oficerit të lartë të antidrogës, Zagani.
“Edhe pse doli publikisht lidhja e tij me bandën e Habilajve, fakti që u jepte makinën personale me të cilën kryheshin punët e pista, të njëjtën makinë që më pas e merrte Saimiri për të kaluar pushimet, sërish ky i inkriminuar vazhdon të jetë në krye të rendit. Dhe kur një i inkriminuar është në krye të rendit, sigurisht se rend nuk ka, siguri nuk ka më. Krimi ka njeriun e tij në detyrë, krimi ka gjetur ministrin e duhur, ndaj shtohet e zgjeron terren”, shtoi Zeneli.
Në gjykimin e Partisë Demokratike largimi dhe hetimi i tij është i Saimir Tahiri është një emergjencë dhe kusht për rivendosjen e rendit në vend.
Top Channel