Berisha thërret aleatët në selinë blu, ja kur do të mbahet takimi
Shqipëria dhe Greqia janë në rrugë të mbarë në zgjidhjen përmes dialogut të mosmarrëveshjeve që shqetësojnë të dyja vendet dhe kësaj fryme i shërbeu edhe takimi Rama-Tsipras në Nju Jork.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, e vlerësoi këtë takim si të frytshëm.
“Ishte një takim i frytshëm, një takim njohës dhe u zhvillua në frymën e mirëkuptimit dhe besojmë që shtron mundësinë për një kontakt edhe më të thelluar në nivelin e dy kryeministrave, që është mjaft i domosdoshëm për të adresuar çështjet mes dy vendve”, tha Bushati.
Në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës ndodhen në mes çështje si kufiri detar dhe ligji i luftës.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë do t’i konsideroja të mira, por jo aty ku ne do të dëshironim që këto marrëdhënie të ishin. Besoj që është edhe një shqetësim i palës greke për të identifikuar rrugët që do të përmirësonin edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. Ka patur zhvillime pozitive gjatë kësaj periudhe, siç ishte adresimi i çështjes së toponimeve dhe riaktivizimi i komiteteve të përbashkëta”, thotë Bushati.
Ministri i Jashtëm shqiptar foli edhe për fluksin e emigrantëve. Ai tha se Shqipëria është një vend me kapacitete të kufizuara për pritjen e tyre, por shtoi se po punohet bashkë me organizata dhe shoqata ndërkombëtare për të gjithë skenarët e mundshëm, njëri prej të cilëve është edhe ai se me ardhjen e dimrit, vala e emigrantëve do të zhvendoset nga Ballkani Qendror drejt Perëndimit, ku moti është më i butë.
Top Channel