Aksion në fshatrat e Mirditës; asgjësohen mbi 1800 bimë kanabis

02/10/2015 20:15

Agjentë të antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Lezhës kanë kryer këtë të premte një operacion kundër kultivimit të narkotikëve në fshatin Malaj të Mirditës.

Sipas një njoftimi zyrtar për shtyp, gjatë operacionit, të organizuar pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, u asgjësuan rreth 1890 rrënjë kanabis sativa të kultivuara në 4 parcela.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 3 persona, të identifikuar si: Gentian Skeja, Fran Vokrri dhe Agron Vokrri. I pari konsiderohet si përgjegjësi kryesor për mbjelljen e bimëve, ndërsa dy të tjerët për mbështetje dhe moskallëzim të krimit.

Kjo, pasi në banesën e Fran Vokrrit u gjetën 7 kg lëndë narkotike; ndërsa shtetasi Agron Vokrri rezulton se është kryeplak i fshatit Malaj dhe ka toleruar të riun Skeja për mbjelljen e kanabisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA