Nju Jork, Mustafa takon Avramopulos: Gati për nënshkrimin e MSA

01/10/2015 14:15

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është takuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me komisionerin e BE-së për Emigracionin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ai i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe ai i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për axhendën integruese të Kosovës në BE.

Mustafa deklaroi se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për liberalizimin e vizave dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.

Ai theksoi përkushtimin maksimal të qeverisë së tij në këtë drejtim, duke kërkuar përkrahje më të madhe të BE-së. Mustafa raportoi gjithashtu për hapat që po ndërmerr ekzekutivi kosovar në zhvillimin ekonomik dhe në reformat që mundësojnë këtë proces.

Nga ana e tij, komisioneri Avramopoulos vlerësoi ecurinë e Kosovës dhe shprehumbështetjen e BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA