Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Zonat veriore të Breshias, Bergamos, Ferrarës dhe Milanos qenë në qendër të një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar në Itali, që përfundoi me arrestimin e 19 persaonave dhe shkatërrimin e dy organizavate kriminale.
Njëra ishte italo-shqiptare, ndërsa tjetra me anëtarë dhe drejtues të gjithë shtetas shqiptarë me banim në Itali. Gjithësej u sekuestruan 40 kilogramë kokainë dhe 22 kilogramë marijuhanë; një sasi lëndësh narkotike që kap një vlerë prej rreth 4 milionë eurosh.
Gjatë kontrolleve u kapën edhe dy pistoleta e një sërë pajisjesh të nevojshme për përgatijen e dozave dhe përzierjen e lëndëve narkotike.
Operacioni është fryt i hetimeve dyvjeçare që zbuluan rrjetin e furnizimit dhe shpërndarjes. Sasitë e mëdha të kokainës silleshin nga vendet e Amerikës Latine, ndërsa marijuhana nga Shqipëria dhe Afrika Veriore.
Ato mbaheshin të fshehura në zonat pyjore rreth qyteteve dhe prej andej dërgoheshin për shpërndarje në tregjet e narkotikëve.
Top Channel