Një mbrëmje pozitive mund të cilësohet ajo e së enjtes në Europa League për lojtarët shqiptarët që aktivizohen me ekipet e tyre në këtë kompeticion.
Edhe pse ndesheshin me Dormundin, ekipin gjerman që ka treguar një formë të mirë në këtë fillim sezoni, grekët e Paok, me Ergys Kaçen në fushën e lojës, kanë arritur të marrin një barazim 1-1 në fushën e tyre.
Lojtari i Kombëtares shqiptare u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutëshit, ndërsa ishte edhe lojtari që asistoi në golin e parë të vendasve.
Edhe Ansi Agolli bëri një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen që ekipi i tij Qarabag fitoi 1-0 ndaj Anderlecht, i cili drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi.
Ka fituar edhe Baseli 2-0 ndaj Lech Poznan në Zvicër, ku Taulant Xhaka ka luajtur 90 minuta në këtë ndeshje, ndërsa Gashi është aktivizuar vetëm 10 minutat e fundit, duke mos pasur mundësi për të gjetur rrugën e rrjetës.
Etrit Berisha ishte titullar në fitoren 3-2 të Lazio-s ndaj francezëve të Saint-Etienne.
Ndërkohë, Fiorentina vazhdoi të tregoi formën e saj të mirë në këtë sezon, duke fituar me rezultatin e thellë 0-4 në Portugali ndaj vendasve të Belenenses. Fitoi edhe Schalke 4-0 ndaj grekëve të Asteras Tripolis, ndërsa Liverpool vazhdon të paraqitet dobët, duke u ndalur në barazim 1-1 në fushën e tij ndaj zviceranëve të Sionit.
Top Channel