Avioni i Divjakës, punonjësi i Rinasit rrëzon Riformaton

01/10/2015 13:30

Është mbajtur paraditen e kësaj të enjteje në gjykatën e Tiranës seanca e radhës e procesit ndaj pilotit Giorgio Riformato.

Në këtë seancë ka dëshmuar një punonjës i aeroportit të Rinasit, me detyrë shoqërues i pilotëve të avionëve charter dhe sportivë e që shoqëroi edhe shtetasin italian.

Nga të dhënat e fundit mësohet se dëshmitari ka thënë: “Para nisjes së Riformatos, nga kontrolli teknik nuk rezultoi ndonjë problem në avionin e tij”.

Dëshmia në fjalë rrëzon deklaratën e mëparshme të Riformato se, bëri ulje në Divjakë për shkak të një defekti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA