Pas prezantimit të Nexus të Google, HTC lajmëron prezantimin e produktit të saj të ardhshëm, më 20 tetor. Eventi, që do të mbahet nëpërmjet një “ngjarje virtuale” të transmetuar nga faqja në internet e HTV-së, do të publikojë anëtarin e ri të HTC, One family.

Përveç kësaj, ftesa dërguar mediave, bën të ditur “The Verge” thotë: “Njihuni me Marshmallow nga HTC”, duke lënë të kuptohet se pajisja e re do të jetë me sistemin operativ Android M.

HTC gjithashtu bëri të ditur edicionin special të M9+ për tregun tajvanez, por nuk është e qartë se si do të jetë modeli i ri.

Top Channel