Gjykata e Lartë, shtyhet seanca ndaj Edi Palokës
30/09/2015 11:00
Seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë me të pandehur kreun e Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, u shty.
Shtyrja e seancës u bë pas kërkesës së vetë deputetit të opozitës me argumentimin se ndodhej jashtë Shqipërisë. Gjykata pranoi kërkesën e tij për të shtyrë seancën.
Paloka është paditur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për shpifje përmes një kërkese të depozituar në Gjykatën e Lartë në muajin maj.
Top Channel