Shkodër, asgjësohen 4 parcela me mbi 200 bimë kanabis

29/09/2015 08:45

Agjentë të policisë së Shkodrës, në vijim të operacioneve anti-kanabis kanë zhvilluar në orët e fundit një operacion duke asgjësuar 4 parcela me bimë narkotike.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, parcelat janë gjetur në vendin e quajtur Çuku i Kertollave, në fshatin Telume, ku janë konstatuar mbi 220 bimë.

Ato janë asgjësuar përmes zjarrit, vijojnë burimet, të cilat shtojnë se, operacionet për gjetjen e parcelave të tjera vazhdojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA