Nju Jork, Mustafa takon Mogherinin; diskutohet ecuria e Kosovës

29/09/2015 14:20

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u takua në Nju Jork me shefen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini.

Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ai i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku u bisedua për  ecurinë e Kosovës, me fokus të veçantë avancimin e proceseve integruese të saj.

Në një një njoftim për shtyp bëhet e ditur se kryeministri Mustafa i konfirmoi zonjës Mogherini përkushtimin e qeverisë së Kosovës për vijimin e reformave, sidomos atyre në funksion të integrimit të vendit.

Ai kërkoi finalizimin e procesit të nënshkrimit të MSA-së dhe krijimin e mundësive për liberalizimin e vizave.

“Ne do t’i përmbushim edhe ato 5-6 çështje që kanë mbetur dhe kemi bindjen se të gjitha kushtet teknike i kemi implementuar dhe se tashmë pritet vetëm marrja e vendimit politik”, deklaroi Mustafa.

Nga ana e saj, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian vlerësoi ecurinë e deritanishme të Kosovës dhe vendimet e miratuara nga qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA