PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Katër partitë më të mëdha parlamentare në Maqedoni arritën marrëveshjen për daljen e vendit nga kriza politike, në të cilën janë parashikuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Shuma e parashikuar për këto zgjedhje, që do të mbahen në prill të vitit 2016, kap shifrën e 8 milionë eurove dhe është dyfish më e lartë se shuma e shpenzuar për zgjedhjet e mbajtura në vitin 2014.
Harxhimet e larta të parashikuara për zgjedhjet e vitit 2016 i kanë çuar disa qarqe opozitare të dyshojnë se partitë në pushtet, VMRO dhe BDI, për ta kompensuar humbjen e deputetëve në vend, bëhen gati për modelin zgjedhor me 20 deputetë të diasporës.
Sipas disa vlerësimeve, gjatë dekadës së fundit Maqedonia ka harxhuar së paku 10 milionë euro vetëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Top Channel