“Klienti”, arrestohen nënë e bijë për ushtrim prostitucioni

29/09/2015 09:50

Tre femra janë vënë në pranga nga policia e Kukësit në akuzën e ushtrimit të prostitucionit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se mbi dy prej tyre rëndon dhe akuza e mbajtjes së lokaleve për prostitucion.

Në sajë të operacionit të koduar “Klienti”, Drita Cërriku, 41 vjeç dhe Anila Cërriku, 20 vjeçe, nënë e bijë nga Kukësi, janë arrestuar në flagrancë pasi po ushtronin prostitucion në ambientin që ato kishin marrë më qira.

Gjithashtu, është arrestuar dhe N. P., 36 vjeçe për ushtrim prostitucioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA