Dibër, krim në familje; gruaja vret burrin me sëpatë

29/09/2015 12:25

Një krim i rëndë në familje është verifikuar paraditen e kësaj të marte në Dibër, ku një grua ka vrarë bashkëshortin pas një debati.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fashin Ceren, ku shtetasja Agime Visha ka goditur për vdekje me sëpatë të shoqin, Kadi Visha.

Sipas burimeve, mes çiftit kishte pasur përplasje të mëhershme dhe sherri i radhës i sotëm degradoi në vrasje.

Viktima ishte 55 vjeç, ndërsa bashkëshortja 5 vjet më e re. Ajo është shoqëruar nga uniformat blu dhe koordinimi me prokurorin e rastit pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA