Pas ditësh të tëra pune në terren në kuadër të luftës kundër informalitetit, në Korçë janë regjistruar disa mijëra biznese.
Prej fillimit të muajit, grupet e inspektorëve kanë kontrolluar në terren 3.818 subjekte, 43 prej të cilave kanë qenë pa liçencë, ndërsa 363 prej tyre janë kapur në shkelje, duke u shoqëruar edhe me penalitetet përkatëse.
Por, sipas të dhënave, nëse krahasohen me vitet e kaluara, bizneset e deklaruara gjatë vitit 2015 kapin shifrën prej afro 2.500 të tilla, shifër e cila përkthehet edhe në punësime.
Në terren për qarkun jug-lindor të vendit janë duke punuar 47 grupe inspektorësh, ndërsa nuk kanë munguar as rastet e konfiskimit të mallrave.
Në 67 subjekte grupet kanë bërë konfiskimin e mallrave për të cilat ato nuk kanë patur dokumentacionin e nevojshëm.
Top Channel