Në ditët e sotme kushdo bën “selfie”, kështu që pse jo dhe qentë? Dhe kur qeni juaj është vetëm në shtëpi, kur ju jeni në punë apo keni dalë, kjo është pajisja perfekte për ju.

Quhet PetBot dhe është një shpikje e re që i jep mundësi qenit tuaj të bëj “selfie” dhe ta dërgojë atë në telefonin tuaj.

Gjithçka që mund të bëni është të instaloni këtë kuti. Të regjistroni një mesazh zanor ku të thërrisni qenin tuaj.

Teksa qeni i afrohet pajisjes, kamera e integruar do të nisë të bëjë “selfie” dhe do ua dërgojë në telefonin tuaj. Krijuesi i PetBot thotë se ajo mund të përdoret edhe për macet apo lepujt.

Top Channel