Bashkia e Tiranës: Lëvizjet në administratë, në zbatim të ligjit

27/09/2015 18:40

Bashkia e Tiranës ka reaguar pasditen e së dielës pas akuzave të ngritura nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani për spastrimin e administratës dhe zëvendësimin me militantë.

Nga ana e saj, Bashkia e Tiranës me anë të një sqarimi, i hodhi poshtë këto akuza si të pavërteta dhe keqinformuese.

“Tensionet artificiale të ngritura nga opozita në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak e të amplifikuara në thashetheme konfrontimesh, nuk kanë asnjë bazë e nuk ndihmojnë asnjë kauzë për qytetin. Bashkia e Tiranës sqaron se çdo lëvizje në administratën e saj bëhet duke zbatuar të gjitha ligjet në fuqi, por gjithmonë duke mbajtur parasysh, nga njëra anë nevojën për të pasur një administratë të qëndrueshme, jo politike, dhe nga ana tjetër domosdoshmërinë që punonjësit e saj të jenë sa më të aftë dhe të kualifikuar”, mbyllet sqarimi i Bashkisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA