Aplikacioni popullor i shpërndarjes së fotove, Instagram, tashmë ka arritur numrin e 400 milionë përdoruesve, duke fituar 100 milionë të fundit vetëm në nëntë muaj, siç bën të ditur Facebook.

Mbi gjysma e 100 milionë përdoruesve të rinj vjen nga Europa apo Azia, thotë Facebook, e cila bleu aplikacionin për 1 miliardë dollarë në 2012.

Instagram ka tërhequr yje të Hollivudit dhe të mbarë botës si David Beckham dhe Caitlyn Jenner së fundmi, duke shpërndarë ço ditë plot 80 milionë foto.

Vendi më i fotografuar dhe i postuar në Instagram? Për 2014 ishte Disneyland, në Kaliforni.

Top Channel