Bill Gates i shqetësuar nga inteligjenca artificiale: Mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë, mund të ketë humbje masive të vendeve të punës
Instagram ka parakaluar Twitter-in duke u radhitur si njëri nga rrjetet sociale më të mëdha. Sipas raporteve të fundit, Insta tani numëron 400 milionë përdorues (Twitter ka 316 milionë) të cilët publikojnë 80 milionë foto çdo ditë.
Aplikacioni për shpërndarjen e fotove u publikua në vitin 2010, por dy vite më vonë Facebook i Zuckerberg arriti ta bëjë pjesë të familjes duke e blerë atë.
“Para 5 vitesh, kur Instagram u prezantua, shifra prej 400 milionë përdoruesish ishte shumë edhe për ta ëndërruar. Tani jemi një familje e madhe, përdoruesit tanë janë nga e gjithë bota”, thuhet në një deklaratë të Instagram.
Në mesin e anëtarëve të rinj, David Beckham është llogaria më e ndjekur në Britani të Madhe, ndërsa Caitlyn Jenner kryeson listën në SHBA.
Top Channel