Twitter vazhdon të humbasë gjithnjë e më shumë terren në betejën e rrjeteve sociale për të tërhequr pas vetes sa më shumë përdorues.

E krijuar për të shprehur me vetëm 140 karaktere një mendim, ndodhi, përvojë a informacion nga përditshmëria, Twitter u rrit ndjeshëm në hapat e parë, por deri këtu. Sot duket se botës i duhen më pak se 140 karaktere pwr tw komunikuar. Një foto, sa 1 mijë fjalë! sot është beteja e tyre, beteja e imazhit, që Twitter ende s’e ka kuptuar.

E kundërta ndodh me Instagram-in. Rrjeti social i shpërndarjes së fotografive ka cekur 400 milionë përdorues aktivë, duke thelluar diferencën me Twitter, që është ndalur në 316 milionë të tillë.

“400 milionë përdorues janë shumë dhe ajo që na gëzon akoma më shumë është sesi komunikimi po e bën botën akoma më të vogël”, shkruan ndër të tjera kompania në mesazhin falenderues për përdoruesit e vet.

Dhe jo vetëm kaq. Instagram vazhdon të rritet me shpejtësi sidomos në Brazil, Japoni dhe Indonezi.

Top Channel